Vangjeli: Basha e shiti si trofe foton me Trump, mund të ketë kushtuar 1 milion e 200 mijë dollarë

Vangjeli: Basha e shiti si trofe foton me Trump, mund të ketë kushtuar 1 milion e 200 mijë dollarë

Analisti Lorenc Vangjeli thotë se fotoja e Lulzim Bashës me presidentin Trump u shit si një fitore e madhe, pa bërë transparencë për mënyrën si ishte arritur të sigurohej. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Vangjeli tha se lobimi mund të ketë kushtuar gati trefishi i shumës prej 650 mijë dollarësh.  

Ky është rasti klasik. I marri e gjen vetë mënyrën si të pengohet. Zoti Basha, bëhet fjalë për qershorin 2017, ishte në momentin që as shtrëngonte as lëshonte. PD ishte në çadrën e lirisë. Pati dy udhëtime në SHBA dhe erdhi me trofenë, foton me zotin Trump. Për të mbërritur te zyra ovale ishte paguar. Mendoi se kishte festuar fitoren. U duk se u mbyll historia. Historia nuk mbyllet. Vjen një moment që ti do të përgjigjesh për atë që ke bërë. Për ta bërë atë foto do të paguhet. Shuma nuk është 650 mijë dollarë. Ka deklarime që e çojnë në 1 milionë e 200 mijë dollarë. Vetëm 25 mijë dollarë janë çuar në mënyrë të ligjshme.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy