Sterilizimi/ Ilir Beqaj paraqitet në SPAK, i komunikohet akuza për “shpërdorim detyre” (VIDEO)

Sterilizimi/ Ilir Beqaj paraqitet në SPAK, i komunikohet akuza për “shpërdorim detyre” (VIDEO)

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u paraqit sot në SPAK ku iu komunikua akuza për shpërdorim detyre për sterilizimin.  Gazetari Arsen Rusta vë në dukje për MCN Live faktin që ka një masë sigurie për ish-vartësin e Ilir Beqajt dhe jo ministrin, ndonëse kontrata është firmosur nga vet ministri.

SPAK i ka përfunduar hetimet. Hetime që kanë një vlerë ekonomike mjaft të lartë, mbi 100 milionë dollarë. E teksa pritej që hetimet të çonin pas hekurave zyrtarë të lartë, niveli i hetimeve mbetet një biznesmen dhe një ish-zv.ministër shëndetësie. Ish-zv.ministri them sepse ai është nr.2 kur është bërë ky partneritet. Numri 1 ishte Ilir Beqaj, i cili jo vetëm s’ka një masë sigurie në qeli, por ka vartësi i tij, edhe pse kontratën e ka firmosur z.Beqaj, dhe kjo kontratë është zhdukur apo ka humbur. Tashmë z.Beqaj është në akuzë zyrtare ‘shpërdorim detyre’ me masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe bllokim të pasaportës.

Z.Beqaj është shprehur se prokurorët në 50 muaj nuk kanë kryer si duhet hetimet dhe nuk kanë bërë një ekspertizë financiare nëse PPP e ka kryer shërbimin, paratë janë shpenzuar siç duhet apo është shpërdoruar dhe është vjedhur. Beqaj pretendon se paratë janë shpenzuar në mënyrë të drejtë, duke lidhur një kontratë të PPP, duke dhënë një shpenzim të drejtë, nga ana tjetër SPAK thotë që kjo është një aferë e pastër me paranë publike. Kontrata origjinale nuk është gjendur nga prokurorët e SPAK. Shpërdorimi i detyrës është një vepër që ka subjektivitet në vlerësimin e detyrës. Por është një vepër që ka një marzh të lartë gjykimi nëse gjendet fajtor. Është një marzh dënimi që shkon nga 3-7 vite”.

Të akuzuarit dhe akuzat

Ilir Beqaj              'Shpërdorim detyre’

Ilir Rrapaj             'Mashtrim'

Klodjan Rjepaj     'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

Saimir Kadiu        'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

Marsela Serjana    'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

Arben Gjata          'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

Naile Ajazi            'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

Genc Byrazeri       'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

Petri Mersini         'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy