Shtesa në buxhetin për bujqësinë, Gjeka: Duhet një strategji tërësore (VIDEO)

Shtesa në buxhetin për bujqësinë, Gjeka: Duhet një strategji tërësore (VIDEO)

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, përfaqësuesit e fermerëve kanë paraqitur disa amendime mbi buxhetin. Ndërsa ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, premtoi një buxhet shtesë prej 600 milionë lekësh. Në studion e lajmeve në MCN TV, Zef Gjeta, ekspert i bujqësisë, tha se bujqësia ka nevojë për shumë më tepër se kaq.

I shoh si pesë me hiç. Fermeri ka nevojë për asistencën e shtetit. Shteti është rregullator, duhet të bëjë rolin e vet. Më shumë sesa 600 milionë lekë, përfshirje në skemat e subvencionit duhet një strategji nga fillimi deri në fund. Kjo bujqësi duhej të ishte 90% kapitaliste. Mbeten toka pa punuar dhe grumbullohemi në disa sera në Lushnje dhe ankohemi se përdoren pesticide. Çdo ndërhyrje për arnim të TVSH ka vend për abuzim dhe gjithmonë fermeri nuk përfiton. 20% është shumë, duhet të jetë më e vogël.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy