Pasaportat e arta, Tomorri: Qeveria po bën të njëjtën lojë që bëri me amnistinë fiskale

Pasaportat e arta, Tomorri: Qeveria po bën të njëjtën lojë që bëri me amnistinë fiskale

Gazetari Klodian Tomorri e sheh skemën e pasaportave të arta si një lojë që sipas tij po bën qeveria shqiptare. Në studion e lajmeve të MCN TV, Tomorri tha se me skemën po bëhet e njëjta “lojë” si ajo me amnistinë fiskale.

Nuk besoj se kjo nismë do të miratohet ndonjëherë. Më shumë e shoh si një nga ato lojërat që bën qeveria shqiptare për të tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve. Kjo do të izolonte Shqipërinë nga BE dhe faktori ndërkombëtar. Të njëjtën lojë ka luajtur edhe për draftin e amnistisë fiskale. Nuk mendoj që qeveria shqiptare të avancojë më një nismë të tillë.

Për çështjen e pasaportave të arta ka çështje gjyqësore në Gjykatën Ndërkombëtare me Maltën. Kjo është edhe ajo që thonë partnerët ndërkombëtarë, prisni të mbarojë çështja e Maltës. Argumentet e qeverisë janë tërheqja e investimeve të huaja. Që nga kjo pikë është e qartë se për cilët investitorë bëhet fjalë.

Është një nismë që nëse miratohet hap një shteg të rrezikshëm që këtu të vijnë njerëz të dyshimtë me njerëz që kanë probleme me organizata të dyshimta. Ka rrezik të hyjnë njerëz me lidhje me terrorizmin, që pastrojnë para apo kanë bërë korrupsion.

Në lidhje me krizën e çmimeve, Tomorri tha se qeveria duhej të kompensonte familjet më të prekura.

Ka vende që kanë ndjekur politika të ndryshme. Disa nga vendet e BE aplikojnë taksa zero për produktet bazë. Qeveria mund të kompensonte familjet e prekura nga rritja e çmimeve dhe jo të ndërhynte në sistemin e taksave. Qeveria duhet të rikthejë në skemën e taksimit edhe disa sektorë të përjashtuar si arsimi dhe shëndetësia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy