Me “suitë” në avion për vetëm 7 mijë dollarë (FOTO)

Me “suitë” në avion për vetëm 7 mijë dollarë (FOTO)

Duke filluar që nga muaji tjetër, Fly Emirates do të ofrojë kushte më të larta shërbimi në klasin e parë, duke krijuar disa ‘suita’ të cilat pritet të vlejnë 7,000 dollarë për udhëtim.  

Ata do të prezantojnë në avionët e tyre, Boeing 777, disa kabina të mbyllura.

Kabinat do të jenë të pajisura me Wi-Fi, dollap për të vendosur garderobën, ndriçim të specializuar dhe temperatura mund të rregullohet vetëm me shtypjen e një butoni.

Klientët mund të video-telefonojnë stafin për shërbime pa qenë nevoja për t’u larguar nga ‘suita’ e tyre, ndërsa nga ana tjetër, stafi mund t’u shërbejë klientëve nëpërmjet një dritareje speciale pa bezdisur pasagjerët.

Një zëdhënës i kompanisë ajrore u shpreh se kabinat janë frymëzuar nga lloji S-Class i Mercedes-Benz, ndërsa sediljet “zero-gravitet” janë krijuar me ndihmën e teknologjisë së NASA-s.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy