Nuk respektuan masat anti-Covid, gjobiten 1231 qytetarë dhe 1 subjekt

Nuk respektuan masat anti-Covid, gjobiten 1231 qytetarë dhe 1 subjekt

Vijon monitorimi i masave anti-Covid në vend. Gjatë fundjavës janë gjobitur 1231 qytetarë të cilët nuk respektonin protokollin anti-Covid.

1227 qytetarë u gjobitën me nga 3.000 lekë pasi nuk mbanin maskën në rrugë.

12 prej tyre nuk kanë pranuar t’I tregojnë efektivëve të policisë mjetin e identifikimit dhe për pasojë janë shoqëruar në komisariatet e policisë duke I vendosur edhe masën e parashikuar administrative.

Është gjobitur gjithashtu edhe 1 subjekt me masën administrative prej 1.000.000 lëkësh, pasi ushtronte aktivitetin në kundërshtim me masat anti-Covid.

Gjatë kontrolleve në fundjavë janë konstatuar 3 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy