Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë godet Indonezinë

Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë godet Indonezinë

Një tërmet me magnitudë 7.4 goditi brigjet e provincës Sulawesi Jugor të Indonezisë, duke bërë që njerëzit të evakuohen nga shtëpitë dhe ndërtesat.

Tërmeti ndodhi rreth orës 10:30 me orën lokale (03:30 GMT) të martën në detin Flores. Ai preku rajonin e Nusa Tenggara Lindore.

Nuk raportohet ende për të lënduar apo dëme të mëdha, por vendasit thanë se ndjenë lëkundje të mëdha. Paralajmërimet për cunami për zonën u hodhën poshtë.

Raportohet se një spital dhe hotel janë evakuuar. Në Larantuka, një qytet në rajonin e Nusa Tenggara Lindore, banorët thuhet se kanë qenë në "panik" gjatë gjithë natës.

"Të gjithë ishin të shokuar. Ata po iknin nga shtëpitë e tyre. Disa ishin gati të vraponin drejt kodrave," tha Takdir, një banor për BBC Indonezisë.

Megjithatë, ai shtoi se shumica e njerëzve tani ishin "rikthyer në aktivitetet e tyre normale", duke shtuar se nuk kishte asnjë shenjë të një cunami.

Tërmeti vjen vetëm 10 ditë pas shpërthimit të madh vullkanik të malit Semeru në ishullin Java, i cili vrau të paktën 46 njerëz.

Tërmetet janë të zakonshme në Indonezi pasi arkipelagu shtrihet në "Unazën e Zjarrit", një kurbë vullkanesh dhe linjash thyerjesh në Oqeanin Paqësor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy