​“Katalonia nuk është Kosovë”

​“Katalonia nuk është Kosovë”

Katalanas që e përshkruajnë veten si “shumica e heshtur” e kundërshtuan pavarësinë e rajonit e me këtë slogan mbushën rrugët e Barcelonës të dielën.

Policia thotë se të paktën 350 000 vetë morën pjesë në tubimin gjigand, organizatorët e të cilit pretendojnë se numri i pjesëmarrësve ishte gati 1 milion. 

Demonstruesit u mblodhën në sheshin Urquinaona, duke valëvitur flamuj spanjollë, katalanas e të Bashkimit Europian, ndërsa thërrisnin me të madhe “Rrofte Spanja!” Eventi me moton “Mjaft më, t`i kthehemi arsyes” u organizua nga Shoqata Qytetare Katalanase, e cila i bëri thirrje banorëve të rajonit të ngrenë zërin e tyre si mazhorancë e heshtur. Laureati i Nobelit në Letërsi, Mario Vargas Llosa dhe ish-Presidenti i Komsionit Europian, Josep Borell, një socialist katalanas tejet i njohur, iu drejtuan protestuesve në fund të tubimit. 

“Përtej kujtimeve të së shkuarës, ndonjëherë madhështore, e herë të tjera tragjike, Spanja është gjthashtu një vend i lirisë, vend i sundimit të ligjit dhe nuk do të shkatërrohet nga separatizmi”, tha Llosa.   Borell u shpreh se Katalonja nuk është një shtet si Kosova, ku të drejtat e njerëzve ishin shkelur sistematikisht: “Katalonja nuk është si Lituania, Kosova apo Algjeria. Nuk është një territor i pushtuar apo i militarizuar. Krahasimi nuk ka vend”.  

Spanja është zhytur në krizë politike që kur liderët katalanas i bënë realitet zotimet e mbajtjes së referendumit të pavarësisë në 1 tetor, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vendit që e shpallte votimin të paligjshëm. / KP / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy