Paraditeve, Tirana ka filluar t’u ngjajë ditëve të zakonshme, pavarësisht masave në fuqi për kufizimin e lëvizjes. Rrugët janë të mbushura me qytetarë, një pjesë e të cilëve përpiqen të ruajnë distancën e sigurisë, ndërsa të tjerë duken më indiferentë. Urdhi për të dalë vetëm me autorizim të marrë nga e-Albania nuk zgjati më shumë se një ditë. Problemet me funksionimin e portalit dixhital detyruan kryeministrin që një ditë më vonë të japë liridalje 48-orëshe për të gjithë që duan të lëvizin.
“Leja është automatike në rast se bëhet përmes e-Albanias dhe në rast se keni një smartfon. Kush ecën në këmbë jashtë orarot dhe pa leje, edhe brenda orarit, gjobitet”, tha Rama.
Edhe në ditët që vijuan, dalja në shumë raste është bërë pa autorizimin e marrë nga e-Albania. Madje, disa nga qytetarët duken tërësisht të painformuar për aplikimin që duhet të kryejnë.
Jo. S’e kemi përdorur, nuk dimë, nuk kemi celular.
S’e kemi përdorur, kam celular të thjeshtë, nuk e kap e-Albanian.
Po, më shumë te portali nuk më përgjigjen. Jam regjistruar dy-tre herë, nuk ka funksionuar fare.
Gjithsesi, të tjerë qytetarë thonë se kanë marrë leje për të dalë, por janë të rezervuar për ta treguar atë para kamerës.
Policia nga ana e saj vijion të shpërndajë video ku tregon se ka gjobitur qytetarë që kanë dalë pa një autorizim nga banesa. Nga të dhënat zyrtare të marrë nga Agjencia Kombëtare e Shërbimit Informacionit që ka nën administrin portalin e-Albania këtë të premte



