
Së paku 341 fëmijë kanë mbetur të vrarë dhe 627 të tjerë të plagosur qysh nga nisja e luftës në Ukrainë.
Një shifër e tillë bëhet e ditur nga Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës, duke saktësuar se bëhet fjalë për shifra të përkohshme, pasi verifikimi në disa zona është i vështirë.
Rajoni me numrin më të madh të fëmijëve të vrarë është ai i Donetsk, me 388 të vdekur dhe të plagosur, i ndjekur nga Kharkiv, me 183.
Ndërkohë si pasojë e sulmeve ruse, janë shkatërruar 2092 godina të institucioneve edukative.



