Koreografi Andi Murra rrëfen për punën me gjimnasten 8 vjeçare: Nga “u lodha” te ‘ia dola” arritëm shumë suksese!

Koreografi Andi Murra rrëfen për punën me gjimnasten 8 vjeçare: Nga “u lodha” te ‘ia dola” arritëm shumë suksese!

Koreografi Andi Murra i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, solli historinë e 8 vjeçares Desiela Marku, të cilën e ushtron që nga mosha 5 vjeç, për ta bërë një gjimnaste të përkushtuar.

Murra thotë se fillimisht puna me fëmijët është e vështirë sepse ndodh që edhe prindërit nuk i kuptojnë qëllimet e këtij sporti, por që më përkushtim fëmijët arrijnë progres.

Zakonisht fëmijët që vijnë fillimisht qajnë, nuk duan, se kur i nis në moshë të vogël, dhe shumica e prindërve nuk e kuptojnë dot, i tërheqin fëmijët se nuk duan ti shohin duke qarë. Në fakt i sjellin pa asnjë lloj ide, nuk është se prindërit shqiptar janë të informuar dhe dine se për çfarë qëllimi i sjellin.

Shpesh në akademitë e mia mundohem ti instruktojë prindërit dhe tu jap drejtim, sepse që kur regjistrohen anë të ndara profilet për çfarë dëshira ka fëmiu.

Edhe me rastin e Desieles, si me të gjithë fëmijët e tjerë e kemi nisur nga 0, rasti i kësaj është se ka pasur problem me trupin, qante, nuk donte, dhe madje edhe për ta përqendruar në socializim më fëmijët e kam pas të vështirë. Ky rezultat është shembull për të gjithë tjerë që thonë nuk ia dalin, që thonë se s’jam për të këtë gjë, por harrojnë se duhet fiziku, plastika e trupit, forca dhe kur ti kesh këto elemente do krijohet zhdërvjelltësia, do mësohesh me elementin muzikor dhe do fillosh të kërcesh. Kur e ke me dëshirë arritët, gjithçka ushqehet nga pasioni.

Vogëlushja Desiela Marku, thotë se e ka nisur që në moshën 5 vjec ushtrime dhe fillimisht qante që nuk ia dilte, por me punë arriti të bëhet mjaft e zonja si gjimnaste.

Uën ja dola me në fund, në fillim lodhesha, pastaj bëra disa herë të tjera dhe ja dolëm më në fund. Edhe mami më thoshte ti do ja dalësh. Asnjëherë nuk kam thënë nuk dua të shkoj në ushtrime, në fillim lodhesha, qetësohesha dhe pastaj filloja prap dhe ja dola. Tani bëj shumë kërcime ‘fiflag’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy