Skënderbeu fiton supersfidën e javës me Partizanin dhe arratiset drejt kurorëzimit

Skënderbeu fiton supersfidën e javës me Partizanin dhe arratiset drejt kurorëzimit

Një gol i Bruno Ditës ka vendosur fatet e kryesfidës së javës së 30-të të Kategorisë Superiore. Partizani dhe Skënderbeu dhanë shumë volum loje, por duhej të vinte minuta e 94-t e takimit për të zhbllokuar rezultatin. Një takim që pa protagonist vendasit, por konkretizimi përpara portës nga Batha e Trashi mungoi, një gjë që nuk e bënë miqtë nga Korça, që të vetmin rast për gol, e depozituan topin në rrjetë.

Abdurahimi shënoi në minutën e 33’ por arbitri Koci anuloi golin për një faull të sulmuesit. Partizani vazhdoi të ishte superior edhe pas pushimit të ndeshjes por pa arritur të gjejë golin e fitores. Në disa momente të ndeshjes në "Selman Stërmasi" kishte edhe ndalesa për shkak se tifozët e irrituar të Demave të Kuq kanë hedhur flakadanë në fushë duke i shoqëruar me ofendime ndaj arbitrit dhe Federatës Shqiptare.

Teksa dukej sikur ndeshja do të përfundonte me barazim pa gola, në fund të takimit ishte Bruno Dita ai që lëshon një goditje të hidhët nga distanca duke mundur portierin Hoxha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy