Rama mbledh ministrat, ja kush pritet të largohet

Rama mbledh ministrat, ja kush pritet të largohet

Pikëpyetjet për ndryshimet në qeveri pritet të marrin përgjigje sot. Në orën 10:00, në selinë rozë, kryetari i PS­-së, Edi Rama, do të mbledhë kryesinë e vogël, sekretariatin dhe ministrat që janë të deleguar në krye të qarqeve për mbarëvajtjen e organizimit elektoral në to. Pritet që në këtë takim të njoftohen dhe largimet e ministrave të tjerë, shkruan “Panorama”. Burime pranë Partisë Socialiste pohuan dje se ministrat që pritet të largohen janë ai i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ministri i Industrisë Damian Gjiknuri, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Beqaj është akuzuar si nga aleati i socialistëve në qeveri, LSI, ashtu edhe nga opozita. Beqaj është i deleguari i Kryesisë socialiste në qarkun e Kukësit për mbarëvajtjen e organizimit elektoral. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, është në krye të organizimit elektoral në qarkun e Lezhës, ministri Bushati në qarkun e Shkodrës dhe Gjiknuri në qarkun e Vlorës, atje ku kandidon dhe Kryeministri Rama.

Ende nuk është e qartë nëse këto lëvizje vijnë për shkak të largimit të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pas kërkesave të vazhdueshme të LSI­-së dhe opozitës, apo për shkak të organizimit më të mirë të PS-së për zgjedhjet e 18 qershorit. Burime nga Partia Socialiste thanë dje se Kryeministri Rama u ka tërhequr vërejtje ministrave të tij se punët organizative dhe elektorale në qarqe nuk mund të përmbushen vetëm në fundjavë, kur ata kanë mundësi për të shkuar pranë strukturave partiake. Me lirimin e tyre nga detyra e ministrit, koordinatorët elektoralë do të ketë kohën dhe hapësirën e duhur për të përmbushur këtë mision. Mësohet se kreu i PS­së u ka kërkuar drejtuesve të qarqeve që të garantojnë rezultatin e zgjedhjeve të 2013­-s për Partinë Socialiste nëse do të duhet ta quajnë të suksesshëm misionin e tyre partiak. / Panorama /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy