Sfida me Islandën, Reja projekton formacionin titullar

Sfida me Islandën, Reja projekton formacionin titullar

Shqipëria do të përballet ditën e sotme me Islandën, në ndeshjen e vlefshme për Ligën B, në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë do të kërkojnë të nisin rrugëtimin me fitore, për arritjen e objektivit, që është vendi i parë në grup. Pritet një sfidë e luftuar, ashtu siç kanë qenë edhe përballjet e tjera mes Islandës dhe Shqipërisë.

Në ndeshjen e parë të kuqezinjve në Ligën B, trajneri Edi Reja është i shtrënguar të luajë pa disa lojtarë titullarë, ku veçohen mungesat e Brojës, Uzunit e Bares. Por është momenti i Seferit. Bomberi i bardhebluve pritet të formojë dyshen e sulmit me Cikalleshin dhe ka mundësinë më të mirë për të treguar se 18 golat e realizuar në kampionatin shqiptar nuk janë rastësi. Çelësat e mesit të fushës do ti besohen Abrashit, që rikthehet pas një mungese për shkak dëmtimesh. I cili së bashku me Gjasulën do të formojnë digën përpara mbrojtjes.

Reparti difensiv nuk ka surpriza, pasi treshja e Serisë A: Ismajli, Kumbulla e Gjimshiti janë garanci përpara portierit Berisha. Përballjet me islandezët flasin në favor të tyre 4-3, por kombëtarja shqiptare është favorite në këtë përballje dhe do të kërkojë të marrë revanshin e natyrisht edhe kreun e grupit, pasi kundërshtari u ndal në barazim 2-2 me Izraelin, rival të cilin e presim në Air Albania pas tre ditësh.

FORMACIONI I MUNDSHËM:

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy