Dita nis sërish reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Dita nis sërish reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të vranët i cili do të gjenerojnë rreshje shiu, ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra. Deri në orët e pasdites Shqipëria mbetet me vranësira dhe rrebeshe shiu, më të fokusuara në Veriperëndim dhe Jugperëndim të territorit.

Në mbrëmje pritet përmirësim i përkohshëm i motit në zonat Perëndimore duke lënë pjesën tjetër të vendit me reshje. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 22°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë. 

Rajoni dhe Evropa

Europa Veriore, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre paraqiten me vranësira dhe reshje shiu ku më problematike situata do të jetë në zonën e Alpeve. Po ashtu Europa Juglindore do të jetë nën mbizotërimin e motit të vranët dhe reshjeve të shiut, ku shirat do të jenë rrebeshe, nuk përjashtohet edhe mundësia e breshërit në shumë zona të Ballkanit. Ndërsa vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta Europa Jugperëndimore dhe vendet e Europës Lindore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy