PD e prezanton si të pastrehë për shkak të tërmetit, reagon Bashkia e Durrësit: Familja Barruku, me bonus qiraje (VIDEO)

PD e prezanton si të pastrehë për shkak të tërmetit, reagon Bashkia e Durrësit: Familja Barruku, me bonus qiraje (VIDEO)

Kadri Barruku, të cilin Partia Demokratike e prezantoi si një kryefamiljar që prej 9 muajsh vijon të jetojë në çadër pas tërmetit të 26 nëntorit, sipas Bashkisë së Durrësit është një është një nga banorët që është trajtuar me bonus qiraje në masën 30 mijë lekë në muaj. Bashkia thotë se kjo familje ka përfituar 7 këste të bonusit të qerasë, ku më i fundit ka kaluar në llogarinë e saj bankare në datën 6 gusht të këtij viti.

Pamjet tregojnë mandatet e pagesave që Bashkia e Durrësit ka derdhur për llogari zotit Barruku që prej dhjetorit të vitit të kaluar.

Po ashtu, familja Barruku figuron në këtë listë të miratuar së fundmi nga Këshilli Bashkiak si një nga përfituesit e programit të rindërtimit të banesave, pasi shtëpia e tyre u shpall e pabanueshme nga ekspertët. Aplikimi i tij në platformën “Shtëpia Ime” është aprovuar këtë të hënë, sipas këtij vendimi që përcakton miratimin e listës së përfituesve në njësitë administrative, Sukth, Katund I Ri, Ishëm, Manëz dhe Durrës.

Bashkia e Durrësit thotë se familja Barruku do të përfitojë një shtëpi të re, shumë më të mirë e të sigurt se ajo që humbi për shkak të tërmetit dhe mbi të gjitha, falas.

Sipas saj, aktualisht Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit është në proces hartimi të planit të detyruar pikësor për rindërtimin e banesave individuale në zonën e Manzës, me përfundimin e të cilit, do të fillojë menjëherë puna për rindërtimin e banesave ku përfshihet edhe shtëpia e familjes Barruku.

Bashkia e Durrësit thotë se puna për procesin e rindërtimit vijon çdo ditë në mënyrë që qyteti t’i kthehet sa më shpejt normalitetit, me shtëpitë individuale, pallatet, shkollat, kopshtet dhe infrastrukturë të rindërtuar shumë më mirë se më parë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy