Policia në ‘aksion’, 9 shoferë në pranga, 79 leje drejtimi të pezulluara

Policia në ‘aksion’, 9 shoferë në pranga, 79 leje drejtimi të pezulluara

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 9 shoferë, nga të cilët 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Gjithashtu janë pezulluar 79 drejtimi, prej të cilëve 53 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 26 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit.

Policia Rrugore njofton se janë gjobitur 1905 shoferë për shkelje që mund të shkaktonin pasoja për jetën.

Gjatë kontrolleve parandaluese nga Policia Rrugore e Tiranës, janë arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Tiranës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike”, shtetasit B. K., 20 vjeç, shtetasi S. Ll., 49 vjeç, shtetasi A. R., 46 vjeç dhe A. Sh, 20 vjeç, pasi gjatë kontrolleve parandaluese të kryera nga shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, iu kanë ofruar para punonjësve  të Policisë, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljet e kryera, konkretisht për shkelje të semaforit, për qarkullim në korsinë e dedikuar dhe për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të automjetit. 

Gjithashtu, bazuar në pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale dhe verifikimet e kryera nga ana e Policisë Rrugore, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë 50.000 dhe 1000.000 lekë të rinj, dy drejtues mjetesh që kryenin manovra të rrezikshme në rrugë, konkretisht:

Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi M. C., nga Durrësi, filmonte veten duke kryer manovra të rrezikshme pranë kryqëzimeve dhe duke kaluar shpejtësinë gati dyfish mbi normën e lejuar në qendrat e banuara. Është ndëshkuar nga Policia Rrugore e Durrësit  me masë administrative 50.000 lekë të rinj.

Në aksin rrugor Fushë Krujë - Thumanë, drejtuesi i një autobusi të linjës Prishtinë-Tiranë është futur në parakalim të gabuar, duke rrezikuar jetën e pasagjerëve të autobusit dhe të përdoruesve të tjetër të rrugës. Bazuar në pamjet filmike, autobusi është ndaluar mëngjesin e sotëm nga Njësia e Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë.

Në momentin e ndalimit është konstatuar se drejtuesi i autobusit, shtetasi H. B. nuk kishte vendosur rripin e sigurimit dhe drejtonte autobusin pa lejen përkatëse të drejtimit. Nga verifikimi i tahografit rezultoi se ky shtetas kishte drejtuar mjetin me shpejtësi mbi normën e lejuar. Shtetasi H. B. është ndëshkuar me masë administrative 100.000 lekë të rinj.

Në fund Policia bën me dije se në çdo aks rrugor dhe qendra urbane ka patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy