
Qyteti historik dhe i bukur i Venecias tërheq miliona vizitorë çdo vit. Por qyteti është detyruar të shqyrtojë se si mund të parandalojë grumbullimin e kaq shumë njerëzve që hyjnë atje. Bashkia e ka gjetur përgjigjen në vendosjen e hekurave që ruajnë rreshtin.
Zyrtarët e qytetit i kanë instaluar ato në pikat e hyrjes në qytetin historik siç është Lista e Spanjës-Strada Nuova-Rialto, drejt rrugëve alternative nëpërmjet Ura e Skalzi-t, San Polo pastaj Ura Rialto ose Santa Margherita.
Ideja është mirëpritur nga banorët. "Ne nuk mund të pranojmë turizëm masiv, të egër, duhet të jetë një turizëm elitar dhe i sjellshëm", tha njëri.
Me 120 000 vizitorë që zbrisnin në qytet vetëm gjatë Pashkëve, u shkaktua kaos. Pas kësaj u vendos që të instalohen disa kontrolle mbi këmbësorët, si dhe për trafikun ujor.
Vitin e kaluar UNESCO e paralajmëroi Venecian se nëse nuk arrin të menaxhojë numrin e madh të turistëve, do të humbë statusin e saj si një vend i trashëgimisë botërore.



