Miratohet rezoluta e OKB-së për armëpushimin në Gaza

Miratohet rezoluta e OKB-së për armëpushimin në Gaza

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar një rezolutë që bën thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm” në Gaza, pasi SHBA-ja nuk e vendosi veton, ndaj masës në një ndryshim nga pozicioni i saj i mëparshëm.

Teksti gjithashtu kërkon lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve. Situata kishte qenë në një ngërç që nga fillimi i luftës në tetor, duke dështuar vazhdimisht për të rënë dakord për një thirrje armëpushimi.

Lëvizja e SHBA-së sinjalizon divergjencë në rritje midis saj dhe aleatit të saj Izraelit, lidhur me ofensivën e Izraelit në Gaza.

Rezoluta është hartuar nga anëtarët jo të përhershëm të Këshillit, të cilët kanë negociuar gjatë fundjavës me SHBA-në për të shmangur vendosjen e vetos, thanë burimet diplomatike, që u shprehën optimiste se rezoluta do të kalojë.

SHBA-ja vazhdimisht ka bllokuar rezolutat për armëpushim, përderisa ka vazhduar të mbështesë Izraelin, por ka shprehur frustrim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për shkak të numrit të madh të viktimave në Rripin e Gazës.

Por, rezoluta e re, tashmë e miratuar, nuk është e lidhur me bisedimet që po vazhdojnë, që udhëhiqen nga Katari dhe mbështeten nga SHBA-ja dhe Egjipti.

Këto bisedime synojnë ndaljen e luftimeve në këmbim që Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian që të lirojë pengjet.

Text Pjesa 2

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy