Një operacion antidrogë në Fier ka çuar në sekuestrimin e 343 kg kanabis dhe arrestimin e 11 personave. Në kuadër të operacionit të koduar “Gryka”, janë proceduar penalisht edhe 3 persona, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Gjithashtu janë sekuestruar edhe 425 fara kanabis, një armë zjarri gjysëm automatike dhe 75 fishekë model 56.
Droga është sekuestruar në banesat e disa prej personave të arrestuar, ndërsa baza për prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike shërbente shtëpia e një 81-vjeçari, i cili është shpallur në kërkim.
Të arrestuarit:
Mehmet Skënderaj, 63 vjeç, banues në lagjen “Çole” Vlorë.
Leo Tafa, 33 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier.
Eglantin Tafa, 35 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier.
Ardit Tafa, 20 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier.
Dorian Tafa, 34 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier.
Miklovan Kuka, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier.
Artan Skënderaj, 35 vjeç, banues në Ksamil.
Meto Skënderi, 38 vjeç, banues në fshatin Libofshë, Fier.
Fatos Skënderaj, 33 vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër
Albert Sulaj, 37 vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër
Barjam Sulaj, 59 vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër.
U proceduan penalisht:
J.M, 26 vjeçe, banueae në fshatin Mallas, Mallakastër.
T.Gj, 39 vjeçe, banuese në fshatin Libofshë, Fier.
A.S, 82 vjeç, banues në fshatin Ninësh Mallakastër.



