
Një zjarr ka rënë në fshatin Likomil të bashkisë së Dropullit, raporton korrespondentja e MCN TV në Gjirokastër.
Burimet bëjnë me dije se flakët po shkaktojnë dëme në kullota dhe një pjesë të mirë të pyjeve të zonës.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Dropullit, të mbështetura nga një pjesë e repartit të zjarrfikësve të Gjirokastrës.
Zjarrfikësit po punojnë me mjete të ndryshme për të shuar flakët, që po avancojnë drejt zonës së banuar, të favorizuar edhe nga era.



