Dosja “40 milion € e AKSHI-t”/ Tela: Skemë më e sofistikuar se ajo e inceneratorëve

Dosja “40 milion € e AKSHI-t”/ Tela: Skemë më e sofistikuar se ajo e inceneratorëve

Analisti Andi Tela, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se skema e dyshuar në dosjen “AKSHI” paraqitet më e sofistikuar se ajo e inceneratorëve.

 

Sipas tij, bëhet fjalë për një mekanizëm të mirëorganizuar, ku një numër i kufizuar kompanish përfitonin në mënyrë të përsëritur tenderët publikë.

 

Sipas Telës, elementë të tillë tregojnë një nivel të lartë organizimi dhe koordinimi mes personave të përfshirë, duke e bërë këtë rast një nga më kompleksët e hetuar deri më tani.

 

Ne kemi perfeksionimin e skemës, 3-4 kompani që do të fitonin tenderat, lidhësin mes personave dhe drejtoreshës së AKSHI.

Ergys Agasi kishte një kompani, kompanitë ia kalonin paratë atij pa bërë asnjë punë. Tre shtëpi të zonjës Karçanaj nën emra të tjerë, personazhe që s’e kishin idenë fare. 

Më e perfeksionuar se te inceneratorët.

Kemi lidhjen mes drejtoreshës-koordinatorit dhe kompanive.

Në dëshminë e njerëzve në dosje, thuhet se drejtoreshës iu dorëzuan kuti vere të mbushura me euro. Kjo e verërave është edhe më e bukur se edhe në Durrës gjetën edhe një faturë të një kompani që shiste verëra, që vinin nga jashtë.

Këtu është një biznesmene e martuar në Gjermani dhe i dërguan një person për të paguar Ergys Agasin. Dhe kur takoi Ermal Beqirin i tha se ke hyrë në një “pishinë peshkaqenësh” dhe ajo u detyrua të paguante ryshfet 100 milionë lekë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy