Kokëdhima tregon pse “Zgjidhja” nuk hyri në zgjedhje

Kokëdhima tregon pse “Zgjidhja” nuk hyri në zgjedhje

Kryetari i Partisë Zgjedhja, Koço Kokëdhima tha mbrëmjen e sotme përmes emisionit “Arnautistan”, në MCN TV se ka qenë një deklarim konstant i partisë së tij për të mos u bërë pjesë e zgjedhjeve nëse ato nuk demokratizohen.

Sipas Kokëdhimës zgjedhjet e 25 prillit janë votimet e radhës pa liri dhe garanci.

“Janë zgjedhje që i bën PS, PD dhe LSI, që vetë i organizojnë dhe vetë i ndajnë. Kjo është e vërteta e hidhur në Shqipëri dhe në zgjedhje të tilla kurrë nuk do të përfshihemi”, tha Kokëdhima.

Pjesë nga intervista e Kokëdhimës në Arnautistan në MCN TV:

Pse nuk morët pjesë në zgjedhje?

Kokëdhima: Ka qenë një deklarim konstant i joni që ne nuk do marrim pjesë nëse zgjedhjet nuk do të demokartizohen. Ato janë votime të radhës dhe nuk kanë as liri dhe as garancitë e nevojshme. Janë zgjedhje që bën PS, PD dhe LSI, që vetë i organizojnë dhe vetë i ndajnë. Kjo është e vërteta e hidhur në Shqipëri dhe në zgjedhje të tilla kurrë nuk do të përfshihemi. Kemi thënë atë që ndjejmë dhe besojmë.

Kjo më duket si zgjedhja e opozitës për të djegur mandatet dhe kjo nuk i shërbeu kërkujt...

Kokëdhima: PD është një nga mëkatarët e shkatërrimit të zgjedhjeve në Shqipëri, dy janë mëkatarët PD dhe PS. PD ka braktisur shumë herë parlamentin dhe institucionet dhe ka qenë shumë herë përgjegjëse për prishjen e zgjedhjeve.

Ju e keni qortuar PD atëherë?

Kokëdhima: Sigurisht, me forcë. Madje iu bashkuam tezave të tyre në çadër dhe pasi Basha bëri marrëveshje me Ramën dhe tradhtoi kauzat dhe shkoi në zgjedhje, pavarësisht se kishte kënduar në çadër se kishte ardhur koha për demokratizimin e partive. Të gjitha këto u harruan dhe shkuan në zgjedhje në kompromis me PS. Ne i thamë jo atyre zgjedhjeve.

Çfarë duhet bërë për garë të barabartë?

Kokëdhima: Nuk mund të ketë zgjedhje nëse nuk rikthehet shenjtëria e kutisë së votimit. Nëse ajo kutia e mistershme që bën të mundur forcën e popullit për të ndërruar pushtetin, nuk mund të bëhet fjalë për zgjedhje. Ajo është kasaforta e pisllëqeve të PD dhe PS.

PD ka marrë disa garanci që nuk i ka pasur më parë?

Kokëdhima: PD nuk përfaqëson opozitën e përgjithshme në Shqipëri. Si mund të bëjë fjalë për zgjedhje kur këto vota i numëron PD dhe PS. Duhet një administratë zgjedhore apartiake. Dy kriminelët më të mëdhenj të Shqipërisë janë PD dhe PS dhe ata nuk mund të jenë Zotërit e votimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy