Shkaku i vdekjes së Ray Liotta-s është zbuluar një vit pasi ai vdiq papritur në Republikën Domenikane.
Ylli i "Goodfellas" vdiq nga problemet e zemrës dhe të frymëmarrjes, shkruan TMZ.

Në dokumente shkruhet se shkak është edema pulmonare si dhe pamjaftueshmërinë e frymëmarrjes dhe dështimin akut të zemrës.
Autoritetet mjekësore renditën gjithashtu aterosklerozën, një trashje e arterieve.
Liotta vdiq në gjumë në maj të vitit 2022 gjatë xhirimeve të filmit "Dangerous Waters".

Ylli i "Field of Dreams" la pas vajzën e tij 24-vjeçare, Karsen dhe të fejuarën e tij Jacy Nittolo, e cila ishte me të gjatë xhirimeve.

Çifti ishte fotografuar duke u kapur për dore në Kaliforni vetëm disa ditë para vdekjes së papritur.
Liotta u nderua me një yll pas vdekjes në “Hollywood Walk of Fame” në shkurt 2023.




