
Prej datës 25 Gusht, Kosova është përfshirë nga Greva dhe protesta.
Ndërkohë sindikata e arsimit ka njoftuar se viti shkollor nuk ka nisur normalisht, pasi mësuesit, por edhe administrata publike janë përfshirë në grevë për shkak të vështirësive financiare.
Ymer Ymeri, koordinator për organizim të brendshëm në Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), dhe nënkryetar i kësaj sindikate, tha sot për edicionin e lajmeve në MCN tv, se tre kërkesat e tyre nuk janë përfillur as sot, në ditën e 15 të protestës.
Vazhdon dita e 15 e protestës sonë, me kërkesat tona që janë: 100 euro nga buxheti i shtetit për të gjithë të punësuarit në sektorin publik përfshirë edhe punëtorët e Ndërmarrjeve Publike – deri në përmbushjen e kërkesave të mëposhtme
Përcaktimi i Pagës Minimale, Miratimi i Ligjit për Paga, Nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse, Amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuar nga Shteti, pranimi i përvojës se punës për të gjithë të larguarit nga puna gjatë viteve të 90-ta, dhe të eliminohet kriteri prej 15 vite përvojë punë para vitit 1999.
Prej se ka filluar greva, nuk kemi pasur asnjë reagim nga qeveria, pos një ndërhyrje të presidentes Osmani e cila ka ftuar qeverinë që të ulet të gjej zgjidhje me sindikatat, por deri më sot, në ditën e 13 kur jemi n ë grevë nuk kemi pasur ndonjë komunikim me qeverinë për tu ulur për te biseduar qëndrimet tona dhe të realizohen kërkesat
Greva sipas Ymerit do të vazhdoj deri sa të plotësohen kërkesat e sindikalistëve.
Sipas tij, greva nuk do të ndërpritet, pa bisedime mes qeverisë dhe Sindikatave.
Greva do të vazhdoj deri në realizimin e kërkesave tona, kemi parë që fil pas shpalljen së grevës në 5 ditëshin e parë qeveria fare nuk u mor me kërkesat tona, për shkak se shpallëm grevën para fillimit të procesit mësimor me qëllim që të realizoheshin kërkesat tona para fillimit të mësimit.
Kjo nuk ka reflektuar fare, andaj mund të them se mbi 99% të shkollave dhe kopshteve, arsimi i mesëm dhe universiteti janë në grevë, dhe gjatë gjithë kësaj kohe qeveria nuk e ka shfrytëzuar fare kohë për të biseduar me Sindikatën, porse ka tentuat që përmes shantazheve të ndryshme e me kërcënime të thyej grevën, dhe nuk ka mundur ta arrijë këtë.
Tani shpresoj se e ka të qartë që grevën pa bisedime nuk mund ta ndalojë dhe besoj se pas kësaj bindje të ulet dhe ti ftoj sindikatat dhe ti realizojë kërkesat që i kemi.



