Zgjedhjet për qeverinë në Greqi/ Publikohen exit poll-et e para, epërsi e ndjeshme e Mitsotakis

Zgjedhjet për qeverinë në Greqi/ Publikohen exit poll-et e para, epërsi e ndjeshme e Mitsotakis

Mediat greke kanë publikuar exit poll-et e para mbi raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare në vend. Demokracia e Re e Mitsotakis është në avantazh të qartë duke rritur epërsinë nga 40 në 44 për qind. Gjasat janë që Demokracia e Re të lërë pas SYRIZA-n e Tsipras-it me një diferencë 25 pikë. Ndërkaq sipas exit poll-eve në Parlament mund të futen në total 9 parti. Nëse konfirmohen rezultatet e exit poll-it, Demokracia e Re do të fitojë më pak se 160 vende në një Parlament me 9 parti dhe mbi 160 deputetë nëse 8 parti futen në Parlament. Skenari më i mirë për partinë Mitsotakis do të ishte një Parlament me 7 parti, ku Demokracia e Re do të siguronte mbi 165 deputetë. Sidoqoftë Demokracia e Re pritet të sigurojë numrat që i mundësojnë të formojë e vetme qeverinë. Fitorja e Mitsotakis mund të konsiderohet historike për nga avantazhi në raport me kundërshtarin. • Demokracia e Re 40% - 44% • SYRIZA 16.1 - 19.1% • PASOK 10% - 13% • KKE 7.2% - 9.2% • Spartanët 4% - 6% • Zgjidhja greke 2.3% - 4.3% • Fitorja 2.3% - 4.3% • Kursi i Lirisë 2% - 4% • MeRA25 2% - 4%

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy