70-vjetori i vrasjes së deputetëve, Basha: Edhe 27 vjet më pas, vendi drejtohet nga njerëz të edukuar me mësimet e Enverit

70-vjetori i vrasjes së deputetëve, Basha: Edhe 27 vjet më pas, vendi drejtohet nga njerëz të edukuar me mësimet e Enverit

Në përkujtimin e 70 vjetorit të vrasjes së grupit të deputetëve opozitarë u mbajt një aktivitet përkujtimor. Në fjalën e tij, kreu i PD-së Lulzim Basha, tha se ndihej i turpëruar që Kuvend ishte pjesë e një kuvendi që drejtohet nga një pjesë aktive e asaj klike kriminale.

“70 vite pas vrasjes së deputetëve unë ndjehem i turpëruar që jam pjesë e një kuvendi që drejtohet njëri prej atyre që ishte pjesë aktive e asaj klike kriminale që vrau dhe dhunoi shqiptarët që donin lirinë dhe dinjitetin e njeriut. Ndihem i trishtuar që 27 vjet pas rënies së komunizmit ky vend ende vazhdon që  të ketë në krye të instituticioneve njerëz të edukuar dhe stërvitur me mësimet e Enver Hoxhës. Jam i revoltuar që me paratë e taksapaguesve shqiptarë këto katër vite aparati i dhunës së komunzimit është kthyer në tërheqje turistike”, tha ai.

Basha thotë se PD do të propozojë nisma si dhe do të propozojë që buxhetin e ardhshëm të përfshihet një fond për studimin dhe botimin e historive kriminale të komuinizimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy