Policia ka zbardhur vrasjen e teknologut të uzinës së Ballshit, Shefo Duraj, ngjarje e ndodhur një vit më parë. Në pranga është vënë autori i vrasjes, Feti Yzeiraj, 41 vjeç, banues në fshatin Aranitas, Mallakstër.
“Pas një punë operative dhe hetimore intensive, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, me dokumentimin e kësaj ngjarjen, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Shkunjëza”. Si rezultat i këtij operacioni, në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier u bë i mundur ndalimi i shtetasit Feti Yzeiraj, 41 vjeç, banues në fshatin Aranitas, Mallakastër”.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier në datën 09.10.2017 ka nxjerë urdhër ndalimi ndaj këtij shtetasi për veprën penale “Vrasje me dashje” pasi shtetasi Feti Yzeiraj është autor i dyshuar i vrasjes së shtetasit Sh.D.
Shefo Duraj 57 vjeç, ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa që në datën 14.11.2016, por i gjet i pajetë nga një bari disa ditë më vonë.



