
Junta birmaneze do të lirojë më shumë se 7000 të burgosur për të festuar 75-vjetorin e pavarësisë nga Britania e Madhe.
Gjithsej 7012 të burgosur do të falen me rastin e 75-vjetorit të Ditës së Pavarësisë.
Kështu deklaroi zëdhënësi i juntës, Zaw Min Tun për AFP pa specifikuar nëse amnistia do të përfshijë personat e burgosur si pjesë e goditjes së disidencës.
Junta, po përgatitet për zgjedhje të reja më vonë këtë vit, për të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se do të ishin një “mashtrim”.
Myanmar shpalli pavarësinë nga sundimi kolonial britanik më 4 janar 1948, pas një lufte të gjatë të mbështetur nga gjenerali Aung San, babai i liderit civil të rrëzuar Aung Suu Kyi.



