Një 67-vjeçar ndërron jetë tek Infektivi, viktima e 10 me Covid-19 në Shqipëri

Një 67-vjeçar ndërron jetë tek Infektivi, viktima e 10 me Covid-19 në Shqipëri

Një 67-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në mëngjes në spitalin Infektiv, duke shënuar viktimën e 10-të si pasojë e Covid-19 në Shqipëri.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë, e cila sqaroi se pacienti me inicialet Ll.N., prej 10 ditësh ishte i sëmurë dhe prej katër ditësh po trajtohej në terapi intensive në gjendje të rënduar.

Në njoftimin zyrtar të ministrisë, theksohet se pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacienti që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.

Kujtojmë se dje në darkë ndërroi jetë edhe një paciente nga Vlora, e cila prej katër ditësh ishte e shtruar në spitalin Infektiv, ndërsa gjatë dy ditëve të fundit ajo u fut në terapi intensive për shkak të gjendjes së rëndë.

Ministria, deklaron se pacientja që rezultonte në kartelën e spitalit infektiv në moshën 52 vjeçare, sikundër u raportua dje në mbrëmje, pas verifikimeve me gjendjen civile, është 72-vjeçare.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social.

Ministria e Shëndetësisë ju kërkon qytetarëve të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes dhe të mos shkojnë menjëherë në spital.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy