Gjergj Erebara: Rrezikojmë të mbetemi pa pensione, ata që duhet të paguajnë për ne kanë ikur në Angli

Gjergj Erebara: Rrezikojmë të mbetemi pa pensione, ata që duhet të paguajnë për ne kanë ikur në Angli

Gazetari Gjergj Erebara thotë se rreziku më i madh që sjell emigrimi masiv i viteve të fundit është kolapsi i sistemit të pensioneve. Në studion e MCN Economy, tha se ata që aktualisht i përkasin moshës së mesme rrezikojnë të mbeten pa pension.

Rreziku më i madh është kolapsi i skemës së pensioneve. Mosha jonë rrezikon që të mbetemi pa pension sepse brezi pas nesh mund të jetë duke punuar në Angli.

Lidhur me të ardhurat që sjell emigracioni në Shqipëri, Erebara tha se janë të përkohshme dhe nuk mund të llogariten plotësisht.

Shifrat e remitancave janë hamendësime në rastin më të mirë. Remitancat janë paratë që fëmijët u dërgojnë prindërve. Por pas disa vitesh, prindërit do të ndahen nga jeta dhe ky burim do mbyllet. Pra nuk janë të ardhura të qëndrueshme.

Sipas tij, problemi më i madh në vend nuk ka të bëjë me mungesën e burimeve financiare.

Problemi i vendit nuk lidhet me mungesën e burimeve financiare, por me krimin dhe korrupsionin. Nuk mund të bësh asgjë kur ke krim kaq të përhapur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy