Do të kryenin vrasje me pagesë, arrestohen tre persona në Durrës (EMRAT)

Do të kryenin vrasje me pagesë, arrestohen tre persona në Durrës (EMRAT)

Tre persona të cilët dyshohet se do të kryenin vrasje janë arrestuar në Durrës.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se tre të arrestuarit janë:

Aldi Mustafa, 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i dënuar më parë me 10 vite burg, në Gjermani;

Uran Zyka, 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”. Të dy këta shtetas janë me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.

Tahir Gjinika, 33 vjeç, banues në Durrës.

Tre të arresturit ishin duke qarkulluar në lagjen nr.15, Durrës, me mjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasin Aldi Mustafa.

Gjatë ndërhyrjes së policisë tre të arrestuarit kanë tentuar të largohen duke goditur makinën e policisë, por nuk kanë arritur të largohen pasi janë bllokuar nga automjetet e tjera të policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën: 3 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, 1 armë zjarri mitraloz me fishekë në fole gati për qitje, municion luftarak, 2 laptopë, 9 telefona celularë dhe 1600 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Ndërkohë hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të këtij rasti, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy