
“Na duhet një listë e zezë e mirëfilltë e kapove që organizojnë trafikun e mijëra grave dhe burrave, në mënyrë që të gjitha policitë dhe organizatat antikriminale të Afrikës dhe Europës të mund të bashkëpunojnë duke pasur objektiva të përbashkët”.
Kështu është shprehur presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, në përfundim të një takimi në Tripoli me kryeministrin libian, Fayez al Sarraj.
“Përsa kohë nuk i kemi goditur në mënyrë përfundimtare këto organizata kriminale, do të jetë shumë e vështirë të zgjidhim problemin e emigracionit klandestin”, ka shtuar Tajani.



