Prestigjiatori Erdi Balla në “Zgjohu me MCN” i cili tashmë mund të konsiderohet një mjeshtër i trukeve me letra edhe pse eshte vetëm 14 tregon se i ka mësuar këto numra nga Youtube.
Ai shprehet se e gjithë kjo histori ka nisur që në moshë të vogël fare rreth 6-7 vjeç kur ai shikonte filma me magjistarë të cilët e tërhiqnin shumë. ka nisur me disa numra të thjeshtë, ndërsa shprehet se nuk i tregon sekretet e ‘profesionit’.
Kam rreth 7 vite që merrem me këtë, isha 6- 7 vjeç. Kur isha i vogël shihja filma me magjistarë sepse më tërhiqnin dhe fillova të bëja disa numra të thjeshtë.
Një magjistar i mirë asnjëherë nuk i tregon sekretet e tij sepse nëse e bën këtë gjë nuk ka më asnjë kuptim. Edhe në shtëpi bëj shumë truke, me gjyshin më shumë i bëja numrat e shpejtësisë, po ashtu dhe me babin dhe vëllain.



