
Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, i kërkoi shefit të Kremlinit Vladimir Putin që të ndihmojë vendin e tij të importojë karburant. Kërkesa vjen ndërkohë që Sri Lanka ndodhet në krizën më të rëndë ekonomike që kur shpalli pavarësinë nga Britania e Madhe në 1948.
Kërkesa vjen pas deklaratave të fundit të ministrit të energjisë të Sri Lankës se vendit së shpejti mund t'i mbarojë benzina.
"Kam kërkuar një ofertë për mbështetje kredie për të importuar karburant," shkroi Rajapaksa në Twitter duke iu referuar bisedës së tij me liderin rus. Presidenti tha më tej se ai bëri një kërkesë që fluturimet midis Moskës dhe Colombo të rifillonin pasi linja ajrore kombëtare ruse Aeroflot pezulloi shërbimet muajin e kaluar.



