Mediat serbe: Macron i fton urgjentisht Vuçiç dhe Thaçin në takim (VIDEO)

Mediat serbe: Macron i fton urgjentisht Vuçiç dhe Thaçin në takim (VIDEO)

Dy presidentët, ai i Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiç po marrin pjesë në Forumin e Paqes në Paris. Të dy mbrëmë kanë realizuar takime të ndara me Presidentin e Francës Emannuel Macron, por mediat serbe shkruajnë se shefi i shteti francez i ka ftuar dy zyrtarët nga Ballkani në një takim urgjent.

“Makron dëshiron të takohet me Vuçiçin e pastaj edhe në një takim të përbashkët me Vuçiçin dhe Thaçin” ka thënë një burim diplomatik për gazetën e Beogradit “Blic”, transmeton Telegrafi serb.

Sipas, Blicit serb, Vuçiq është larguar nga Paneli për multilateralizëm në kuadër të Forumit të Parisit.

Presidentët e Francës dhe Serbisë mbrëmë patën një takim dypalësh, gjatë të cilit biseduan për më shumë se një orë.

Macron më herët kishte përsëritur qëllimin e tij për të përfshirë Francën më drejtpërdrejt në dialogun Beograd-Prishtinë që është bllokuar për një kohë të gjatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy