
Flamurtari është pranë një tjetër goditje të bujshme në merkaton e janarit. Klubi vlonjat ka arritur në parim akordin me skuadrën e Luftëtarit për transferimin e Dejvi Bregut, i cili është një nga lojtarët më të mirë në Superiore. Tashmë pritet vetëm konfirmimi i 22 vjeçarit për të zyrtarizuar këtë transferim.



