
Goditja në tru është një gjendje e ishemisë akute të sistemit nervor qendror, e cila po ndodh shpesh në ditët e sotme në të gjitha moshat.
I ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, fizioterapisti Endri Metaj, sqaron se si vjen godita në tru dhe pasojat që ajo sjell në organizimin e njeriut.
Goditja në tru vjen nga mosfurnizimi i trurit me gjak të mjaftueshëm dhe kjo ndodh ose nga në bllokim i arterieve ose nga një hipertension arterieve që shkakton çarjen e tyre dhe shkakton vdekjen e qelizave neuronale dhe humbjen e funksionit të zonës që kontrollojnë këto qliza.
Më shumë ndodh te personat obezë, ata që nuk merren me sport, ose që konsumojnë cigare dhe drogra rtë ndryshme.
Moshat më të prekur janë nga 40-70 vjeç sepse edhe zemra me vite e humb fuqinë e saj dhe dieta ka të bëj shumë, nëse ti gjatë jetës ke pasur një dietë jo të mirë dhe kolesterolorin e ke të lartë fillon bllokimi dhe vjen më pas iktusi.
Përsa më lart, fizioterapisti Metaj, thotë se është i domosdoshëm fillimi urgjent i fizioterapisë që pas operimit, në mënyrë që të behet rikuperimi i gjymtyrëve.
Fizioterapia duhet të fillojë që në spital, sepse është e nevojshme që të lëvizet dhe të mobilizohet aktivisht pacienti, në mënyrë që të mos kemi atë komplikimet dhe të krijojë aderencat dhe kalcifikimet nëpër gjymtyrë, sepse ato gjithmonë kanë nevojë për lëvizje.
Diagnoza bëhet nga neurokirurg, behet kirurgjia dhe pastaj që në momentin e parë duhet bërë fizioterapia. Ky është problemi më i madh në Shqipëri sepse e len pas dore, sepse thonë që shiko se do vijë vetë. Mundësia e rikuperimit pa shkuar të fizioterapisti, është shumë e vogël.
Nga pacienti në pacient varen, duhet të besosh pacientin pastaj të gjitha terapitë janë të personalizuara, por që bëhet riformimi i gjymtyrëve, koordinimi i tyre dhe mundohesh që pacienti të rifitojë pavarësinë e vet.



