Avokati Romeo Kara ka komentuar në ‘MCN Live’ zhvillimet lidhur me hetimet për zonën e Zvërnecit, duke i cilësuar ato si më shumë se një proces rutinë dhe si një çështje që, sipas tij, prek mënyrën e qeverisjes ndër vite.
Ai u shpreh se hetimet mund të shtrihen edhe jashtë vendit deri në Holandë dhe kërkoi transparencë mbi përfituesit fundorë të investimeve në zonë.
Mendoj që nuk jemi më në një hetim rutinë, por jemi në një hetim që do t’i vërë vulën karakterit qeverisës të këtyre 36 viteve. Mendoj se hetimet do shkojnë deri në Holandë, të deklarohen kush janë përfituesit.
Në vijim, Kara ngriti akuza të forta për mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar bregdeti shqiptar dhe për ndikimin e investimeve në territorin publik.
Për mua si shqiptar i gjithë bregdeti është bërë zonë e ndaluar. Të gjithë hotelet kanë fituar të drejtën të zotërojnë gjithë bregdetin dhe publiku nuk gëzon asgjë.
Ai shtoi se zhvillimet në zonat bregdetare, sipas tij, kanë sjellë dëmtim të interesit publik dhe mjedisit.
Janë investime kriminale për mua se janë të paligjshme të gjitha investimet. Të prishësh bregdetin, edhe hidrocentralet që çdo përrua e kanë futur në tub duke tharë ekosistemin.
Në deklaratën e tij, Kara kritikoi edhe mungesën e transparencës në lidhje me përfituesit fundorë dhe lidhjet e mundshme të investimeve.
Kush janë 5 personat që përfitojnë në offshore që kanë shkuar deri në buzë të detit? Urojmë dhe kërkojmë nga SPAK ta zbardhë, nëse s’e bëni këtë, vërini kyçin.
Në fund të deklaratave të tij, Kara kritikoi edhe mënyrën se si janë trajtuar investitorët strategjikë dhe politikat fiskale në vend
Bënë një ligj para ca vitesh për t’ua falur taksat këtyre, tani kemi favorizime, ku ëhstë përfitimi në këtë rast kur ti i fal taksat investitorit strategjikë? Kemi nevojë për transparencë dhe kjo do t’i shërbente popullit shqiptar.



