Zjarr në landfillin e Elbasanit, nisin hetimet për shkakun

Zjarr në landfillin e Elbasanit, nisin hetimet për shkakun

Një vatër zjarri është regjistruar  pasditen e sotme në periferi të qytetin e Elbasanit rreth orës 17:10 në fushën e grumbullimit të mbetjeve, në zonën e njohur si Landfilli pranë Inceneratorit të Elbasanit.

Zjarri, i cili po përhapet me shpejtësi në sipërfaqet me mbetje të ndryshme urbane dhe industriale, përbën  një katastrofë mjedisore të mirëfilltë. Flakët e mëdha shoqërohen me shtëllunga të dendura tymi të zi që janë ngritur në ajër dhe po përhapen në drejtim të zonave të banuara të qytetit duke krijuar një re të madhe dhe ndotjeje mbi Elbasan.

Bashkë me tymin, qytetarët po përballen me një erë të padurueshme që ka përfshirë një pjesë të mirë të qytetit dhe zonave përreth. Era dhe temperaturat e larta po e përkeqësojnë situatën duke ndihmuar përhapjen e tymit dhe "erës "helmuese dhe rrezikun për shëndetin publik.

Forcat zjarrfikëse janë nisur për në vendngjarje dhe po përpiqen të përballojnë flakët, por përmasat e zjarrit dhe lloji i materialeve që po digjen të cilat përfshijnë mbetje plastike, organike dhe të tjera të rrezikshme po e bëjnë ndërhyrjen tepër të vështirë. Autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencës janë në gatishmëri, ndërsa qytetarët janë këshilluar të qëndrojnë brenda ambienteve të mbyllura dhe nëse është e mundur, të shmangin frymëmarrjen direkte të ajrit të ndotur.

Ngjarja ka nxitur shqetësime të mëdha për ndikimin që zjarri mund të ketë në shëndetin e banorëve, cilësinë e ajrit dhe ndotjen afatgjatë të mjedisit. Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar mbi shkakun e zjarrit, por institucionet përkatëse kanë nisur hetimet për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një aksident, pakujdesi apo zjarrvënie të qëllimshme.

Një situatë e tillë u regjistrua edhe në landfillin e Sherishtës në Vlorë gjatë ditëve të fundit. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy