Basha: Shqipëria drejt një grushti shteti, me Ramën në pushtet

Basha: Shqipëria drejt një grushti shteti, me Ramën në pushtet

Kryetari i PD, Lulzim Basha doli në një konferencë me gazetarë, pikërisht për situatën politike në të cilën po kalon vendi. Kreu i PD-së, tha se vendi po shkonte drejt një grushti shteti.

Shqipëria po shkon drejt një grushti shteti me Edi Ramën në pushtet. Në këto kushte kur nuk ka asnjë iluzion e pikë dyshime se zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 u diktuan nga krimi i organizuar, paratë e drogës, kërcënimi i votuesve nga shit-blerja masive e votës, nga Avdylajt në Shijak tek Shullazët, nga Bajrat tek Habilajt nga Sanxhaktarët tek bandat e çobenjve në Korçë. Raporti i ministrave teknik tregoi këto denoncime për blerjen e votave. Edhe OSBE-ODHIR e ka diktuar këtë. Rrezultati i zgjedhjeve të 2017 erdhi për shkak të blerjes masive të votave.

Ne e denoncuam këtë që prej ditës së parë. Raporti i ministrave teknikë i publikuar në fund të korrikut të vitit 2017 zbuloi qartësisht shkallën masive kriminale të shitblerjes së votës dhe të kërcënimit të votuesve nga rrjetet kriminale. raporti i OSBE/ODIHR-uit e cilësoi shitblerjen e votës problemin prioritar numër një në Shqipëri. Ndërkohë për më shumë se dy vite, Prokuroria e kapur tërësisht nga Edi Rama fjeti mbi dosjet “339/1”, 2017 dhe “184” 2016. Me qëllim që të mbronte kriminelët e kapur në flagrancë në përgjime zyrtare të Policisë, Prokurorisë dhe SHISH duke bashkëpunuar me Damian Gjiknurin, Vangjush Dakon, Taulant Ballën, Pjerin Ndreun, Paulin Sterkaj, me një duzinë zyrtarë të lartë të PS, përfshi kreun aktual të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manjën dhe ish kreun e Komisionit të Sigurisë Xhemal Qefalinë. Kjo shkallë masive dhe sistematike e kërcënimit të votuesve dhe shitblerjes së votës dhe dhunimit të procesit elektoral ishte shkaku i i vetëm për rezultatin paradoksal të 2017-ës dhe për maxhorancës fiktive, në fakt kriminale të Edi Ramës nga e cila buron edhe qeveria e tij ilegjitime",tha Basha në fjalën e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy