Brexit/ Aktori britanik: Ka shumë pasiguri, po bëhem italian

Brexit/ Aktori britanik: Ka shumë pasiguri, po bëhem italian

Ai është ndër aktorët më të njohur britanikë, por ka vendosur të marrë një tjetër nënshtetësi. Colin Firth ka marrë shtetësinë italiane. E përditshmja britanike “Evening Standard” i ka dhënë ngjyresa politike këtij lajmi, duke shkruar në faqen e parë “Firth e quan Brexit një katastrofë me përmasa të jashtëzakonshme”. Por agjenti i aktorit thotë se arsyet janë familjare.

Dhe kjo bën sens. Colin është martuar me italianen Livia Giuggioli, producente dokumentaresh dhe filmash. Ata kanë dy fëmijë, që kanë lindur në Romë dhe jetojnë në Londër prej vitesh.

“Unë dhe gruaja ime jemi shumë krenarë për vendet tona. Fëmijët tanë kanë shtetësi të dyfishtë. Unë dhe Livia nuk u kemi dhënë ndonjëherë rëndësi shtetësive tona të ndryshme, por tashmë, me pasigurinë që na rrethon, menduam t’I marrim të gjithë pasaportat. Edhe Livia ka bërë kërkesën për shtetësinë britanike”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy