Titullohet “Kapitenet” dhe është reality shoë i parë që u dedikohet grave të futbollistëve. Programi më i ri do të transmetohet të premten më 24 nëntor në kanalin Spike të platformës Viacom në Itali.
Seriali prej 10 episodesh do të tregojë jetën e grave të futbollistëve të famshëm.
Prej kohësh në syrin e dashamirësve të sportit, gratë e futbollistëve do të vijnë para shikuesve ndryshe nga sa shfaqen në rrjetet sociale apo në kopertinat e retushuara të revistave.
Pjesë e “Kapiteneve” do të jetë edhe shqiptarja Erjona Sulejmani, modele dhe bashkëshorte e futbollistit Blerim Xhemaili, e cilësuar si tifozja më seksi e Kampionatit të fundit Europian.



