Nis fushata e vaksinimit nga ajri, Ministria e Bujqësisë: Ja rastet kur duhet të bëni kujdes

Nis fushata e vaksinimit nga ajri, Ministria e Bujqësisë: Ja rastet kur duhet të bëni kujdes

Ministria e Bujqësisë njofton nisjen e zbatimit të projektit për vaksinimin e dhelprave kundër sëmundjes së tërbimit. Fushata do të zgjasë dy javë dhe do të kryhet nga ajri, nëpërmjet avionëve të vegjël që do të shpërndajnë nga ajri vaksinën për imunizimin e dhelprave.

Siç thuhet në njoftim, “Projekti PAZA II i mbështetur nga Bashkimi Evropian do të zbatojë një procedurë moderne që garanton vaksinimin e sigurtë dhe në një normë të lartë te dhelprat e kuqe, që janë dhe burimi kryesor i shpërndarjes së tërbimit”. Mënyra e vaksinimit është e njëjtë me atë që është përdorur që prej pranverës së 2014, ku do të jenë katër avionë të vegjël, të specializuar dhe pajisur me teknologji moderne për të shpërndarë vaksinat e prodhuara posaçërisht për dhelprën e kuqe. Shpërndarja e vaksinës do të nisë të martën, datë 7 nëntor dhe do të kryhet nga ajri, ku avionët e vegjël do të hedhin në mënyrë të kontrolluar një lloj vaksine të lëngët që është e futur në ushqim të posaçëm për dhelprat. Vaksinat karrem do të shpërndahen përgjatë një periudhë 12-ditore në të gjithë territorin e vendit, përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore.

Të gjithë personat që gjatë kësaj periudhe apo dhe më vonë mund të shikojnë vaksina karrem, janë të lutur ë mos i prekin, hapin apo japin kafshëve të tyre, pasi mund të rrezikojnë shëndetin e tyre. Avionët e vegjël, nëpërmjet makinerive speciale dhe hartave të sakta shpërndajnë në mënyrë të automatizuar dhe kontrolluar 20 vaksina për kilometër katror dhe gjatë vaksinimit të kësaj vjeshte do të shpërndahen rreth 560 000 vaksina karrem. Ky proces zhvillohet dy herë në vit, në pranverë dhe vjeshtë. Për të arritur një imunizim të plotë të popullatës së dhelprave nga tërbimi është e nevojshme që vaksinime të tilla të bëhen për 5 vjet rresht.

Pas disa vitesh vaksinimi të rregullt sëmundja është zhdukur në Kroaci, Serbi, vende të rajonit dhe rezultatet tregojnë për ulje të rasteve në thuajse zero dhe në Maqedoni.

Kështu, do të arrihet imunizimi nga tërbimi në të gjithë Ballkanin. Vaksinimi kundër tërbimit bëhet te dhelprat, pasi këto kafshë janë burimi kryesor i kësaj sëmundje me pasoja fatale që transmetohet te qentë dhe te njeriu. Shërbimi Veterinar Shtetëror do të jetë institucioni shqiptar përgjegjës për mbarëvajtjen e kësaj fushatë shumë të rëndësishme për vendin. Të dhënat nga fushata e vaksinimit të fundit tregojnë se kjo mënyrë ka qenë e suksesshme në Shqipëri. Avionët specialë për shpërndarjen e vaksinës kanë marrë lejet përkatëse dhe do të operojnë nga aeroporti i Kuçovës. Katër avionet e vegjël do të jenë të dallueshëm, pasi në trupin e tyre mbajnë shenjat e regjistrimit: Z3-DAK, Z3-DAD, Z3-DAJ dhe Z3-DAH. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy