Raketat mbi Poloni, Mema: Perëndimi s'ka dëshirë t'i shkojë në fund kërkimeve, s'do të përshkallëzojë konfliktin

Raketat mbi Poloni, Mema: Perëndimi s'ka dëshirë t'i shkojë në fund kërkimeve, s'do të përshkallëzojë konfliktin

Eksperti i marrëdhënieve nderkombëtare, Medlir Mema deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se reagimet mediatike në lidhje me incidentin që ndodhi në Poloni ishin të ekzagjeruara dhe se retorika e gazetarëve dhe analistëve nuk duhet të kalojë në diskutimet për një luftë të tretë botërore.

Duke vijuar më tej shpjegimin e tij, Mema tha se Perëndimi nuk ka interes t’i shkojë deri në fund kërkimeve edhe nëse raketat e rëna mbi Poloni janë ruse.

Veprimet e NATO-s ishin në përputhje me traktatin e NATO-s. Reagimi mediatik ishte i ekzagjeruar, në çdo konflikt ka rrezik përshkallëzimi, ka ligje lufte, por dhe rregulla. NATO ka përvojë të madhe dhe nuk duhet të kalojmë me retorikën tonë për të kaluar në diskutimin e një luftë të tretë. NATO ka ndjekur traktatin e saj. Çdo gjë është e parashikuar dhe s’ka asgjë që të kalojë në një retorikë që alarmon situatën më shumë se realiteti.

Në lidhje me mbështetjen e Perëndimit ndaj Ukrainës s’ka ndryshuar asgjë. Ukraina këmbëngul që s’është raketa asaj. Perëndimi s’ka interes të përshkallëzojë. Nuk shikoj një ndikim afatgjatë të marrëdhënies së Ukrainës me Perëndimin. Nëse janë raketa ruse, Ukraina dëshiron ta përdorë këtë gjë, për këtë Zelensky këmbëngul për të  parë evidencën. Kam dëgjuar pakënaqësi mbi qëndrimet Ukrainës dhe këmbënguljen e Ukrainës, ndikon pak presion por jo ndikim afatgjatë në marrëdhënien mes Ukrainës dhe Perëndimit.

Kam dyshime që këtu që është bërë një përpjekje për të eliminuar një lloj përshkallëzimi të konfliktit. Dhe sikur të ishin raketa ruse NATO s’ka dëshirë për t’i shkuar deri në fund kërkimeve.

Marrëveshjet diplomatike janë kurthe nga të gjitha anët, përdoren si kartë në momente të vështira, teksa po mbaronte marrëveshja e parë ishte pala ukrainase që shenjëstroi disa anije në Krime dhe Rusia përdori kartën e drithit. Rusia e kupton si Turqia dhe OKB  janë të investuar në çuarjen përpara të kësaj marrëveshje. Ka një interes për vazhdimësinë e kësaj marrëveshje. Të mos jemi të surprizuar kur Rusia mund ta përdorë këtë marrëveshje kur e sheh që është me shpatulla pas murit.

Është luftë konvencionale. Rusia e kupton që nuk do të fitojë luftë duke çuar raketa nëpër qytete, kjo bëhet për të zbutur moralin e popullsisë. Rusia dëshiron të mbajë këto vija ushtarake që janë deri tani deri në pranverën e ardhshme. Fiton pak kohë dhe ndërkohë i bën presion dhe popullsisë civile. Pres që ushtria ukrainas të vazhdojë objektivat e saj. Nuk parashikoj tërheqje , do të ketë vazhdimësi të konfliktit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy