Zbulohet në Tiranë laboratori ku falsifikoheshin diploma, arrestohet një person

Zbulohet në Tiranë laboratori ku falsifikoheshin diploma, arrestohet një person

Zbulohet në Tiranë një laborator në të cilën falsifikoheshin diploma të shkollave të mesme, universiteteve të ndryshme dhe licenca profesionale.

 

Gjatë operacionit të koduar “Laboratori”, u arrestua i dyshuari Abas Tafa, 51 vjeç.

 

Gjatë kontrollit të banesës së 51-vjeçarit, në Zall-Bastar, uniformat blu zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve, programeve master dhe licencave profesionale.

 

Ndërkohë u sekuestruan qindra dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme, që shërbenin për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.

 

Nga ana e hetuesve po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy