SPAK lexon 200 faqet e mbetura, vijon seanca paraprake në ngarkim të Metës e Kryemadhit (VIDEO)

SPAK lexon 200 faqet e mbetura, vijon seanca paraprake në ngarkim të Metës e Kryemadhit (VIDEO)

Po mbahet sot seanca e radhës paraprake në ngarkim të ish-Presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe të akuzuarve të tjerë. Gazetari Arsen Rusta në një raportim për Mcn Live bën me dije që organi i akuzës po vazhdon leximin e 200 faqeve të kërkes-gjykimit. Ndërkaq nesër do të shqyrtohet kërkesa e Metës për revokim të masës së sigurisë “arrest me burg”. 

 

“Sot përballë drejtësisë Meta kërkon të vazhdojë leximi i afro 200 faqe të kërkes-gjykimit nga SPAK, përballë gjykatës, ku ai ish-bashkëshortja, ish-zyrtarë publikë dhe biznesmenë, janë të dyshuar për veprat penale: Shpërdorim detyre, korrupsion pasiv e aktiv dhe pastrim parash. Një process gjyqësor ku Meta deklaron se ai s’ka asnjë shkelje ligji, asnjë pasuri të fshehur, s’ka përdorur asnjë kartë dhe s’ka lidhje me cfarë akuzohet, por ka pretendimin se mënyra e arrestimit dhe mbajtja në qeli për më shumë se 1 vit është e paligjshme.  

 

Po nesër në këtë godinë do të jetë Apeli i Posaçëm që do shqyrtojë kërkesën e Metës për ta liruar në mënyrë të menjëhershme, duke i dhënë qoftë edhe një liri me kusht, ai pretendon se nuk i shmanget drejtësisë dhe nuk ndikon te provat, pasi pretendon se mbajtja në qeli i kufizon pozicionin politik si President i PL-së. Cështja ka kaluar në gjykim në themel, është vlerësuar hetimi i Prokurorisë si korrekt. Do jetë mbrojtja që do bëjë leximin e provave dhe do të kërkojë listën e dëshmitarëve, që ata pretendojnë të argumentojnë pafajësinë e tij në Gjykatën e Posaçme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy