Thuajse dy vite nga tërmeti i nëntorit të 2019, familja Majmari vijon ende të jetojë brenda shtëpisë së dëmtuar në Rrashbull të Durrësit, ndërsa ekonomia e dobët u pamundëson ndërtimin e banesës së re.
Kryefamiljarja Zime Majmari, tregon vështirësitë e jetesës në ndërtesën e rrënuar nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019, të cilën Instituti i Ndërtimit e ka klasifikuar ne kategorine DS5.
Pavarësisht ndihmave të dhëna nga Bashkia e Durrësit dhe shoqatat, ato janë të pamjaftueshme, e për këtë arsye mjekët shqiptarë në Europë janë bërë bashkë për të ndihmuar familjen Majmari, për të hedhur themelet e shtëpisë së re. Mjekja Aurora Dollenberg, kryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, bëri thirrje që të ndihmohen sa më shumë familje, pasi nuk është vetëm pandemia që vret, por edhe varfëria.
Elisabeta Qati, punonjëse për mbrojtjen e fëmijëve në komunën e Rrashbullit, tregon se si familja Majmari ka dhe shumë të tjera në Durrës.
Sakaq pritet që këshilli bashkiak i Durrësit të mblidhet për të kaluar fonde të tjera për shtëpi të dëmtuara nga tërmeti,të cilat nuk janë rikonstruktuar ende.



