
Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar se do të kandidojë sërish për President në zgjedhjet që do të mbahen më 17 mars 2024, sipas pjesëmarrësve në një ceremoni të mbajtur në Kremlin.
Të enjten Këshilli i Federatës shpalli zgjedhjet presidenciale për 17 mars 2024.
Sot kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ella Pamfilova tha se votimi do të zgjasë tre ditë, nga 15 deri më 17 mars, duke shpjeguar se ky format tashmë po bëhet tradicional për sistemin zgjedhor rus.
Pamfilova kujtoi se për herë të parë gjatë pandemisë u përdor votimi treditor për të garantuar sigurinë e qytetarëve.



