Autorja e emisionit investigativ “Kronos”, Ola Xama thotë se Shqipëria ka me qindra ndërmarrje publike, një pjesë që parazitojnë dhe një pjesë tjetër që kanë aktivitet tregtar të lartë në sektorë jetikë si energjia, uji, nafta, institucionet financiare apo portet.
Duke folur për studion e lajmeve në MCN TV, ajo deklaroi se situatë të vështirë financiare kanë kompanitë e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Sipas saj, sektori energjetik ka një borxh të lartë të ndërsjellë në vlerën 1.7 miliardë euro.
Xama ngriti pikëpyetje se pse duhet shteti të hapë një kompani publike, kur në treg shërbimin e ofron privati, edhe me çmime më të lira dhe produkte të cilësishme dhe pse duhet të bëhet shteti zhvilluesi i pronave kur ndërtimi ka lulëzuar.
Po ashtu tha se pse duhet të themelohet Korporata e Investimeve dhe të themelohet Tirana DC në pronësi të Bashkisë Tiranë, ka 30 të punësuar, për zhvillimin e pronave.
Nuk e dimë sa kompani publike janë aktive, se nuk ka regjistër publik i cili i renditë se cilat janë kompanitë publike, cilat janë në pronësi të qeverive, bashkitë dhe sa prej tyre janë aktive.
Çdo gjë do kontrolluar në mënyrë mekanike për ta kontrolluar, por janë me qindra kompani publike. Një pjesë e tyre janë në sektorë të rëndësishëm dhe gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme, flasim për sektorin e ujësjellësit, energjetik, transportit, të cilët kanë kompani që operojnë në situata monopol.
Shpërndarja e energjisë elektrike ka të ardhura shumë të larta vjetore, qindra miliona euro, por shohim se edhe pse këto kompani vjedhin të ardhura, shohim një situatë shumë të vështirë financiare të tyre, një pjesë janë me humbje dhe detyrime të larta.
OSHEE ka nivelin e detyrimeve katër herë më të lartë se kapitali aksionar, 1.4 miliardë euro detyrime, ndërkohë që kapitali aksionar është 350 milionë.
Ajo që shohim, nëse mund të thuhet se OSHEE ka pasur nivel të madh humbjes, prej vjedhjeve, mospagesës dhe humbjeve teknike prej rrjetit të amortizuar, sot dhjetë vjet pas reformës duhet të kishim të në kompani të shëndetshme.
Shpenzimet nuk i shohim për investime publike, apo në rrjet që do të ulnin humbje teknike, bëhen për shpenzime luksi, trajnime, godina me qira.
Kjo ka sjellë gjithë situatën që sektori energjetik kishte një borxh të lartë të ndërsjellë dhe borxhi ka arritur në vlerën 1.7 miliardë euro.
OSHEE i detyrohet KESH, KESH ministrisë së Financave. OSHE ka disa taksa të papaguara te Drejtoria e Tatimeve, OST i detyrohet OSHEE dhe kompanitë e ujësjellësit kanë 330 milionë euro detyrime ndaj OSHEE.
Edhe ministritë e linjës nuk kanë paguar faturat dhe kanë një borxh prej 80 milionë euro ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë.
Borxhi i ndërsjellë i kompanive mes njëra tjetrës është 1.7 milionë euro që kanë këto kompani mes njëra tjetrës.
Këto kompani operojnë në sektorë monopol dhe asnjëherë nuk kanë për të falimentuar. Qeveria qendrore injektuar kapital apo fonde në rastin e krizave financiare te OSHEE apo KESH.
Kompanitë e sektorit të energjisë elektrike do të kishin falimentuar, jo KESH, por OSHEE, do të kishin falimentuar.
Por KESH iu transferua barra e OSHEE, me që kishte financa të shëndetshme, edhe KESH u sëmur dhe sot është me humbje.
Nuk kishte aftësi paguese për të paguar energjinë elektrike, kur nuk ke aftësi paguese këtu ndodh falimenti, por shteti faturoi para te buxheti i kompanive publike.
Kjo do të thotë që koston e paguajmë direkt, njëherë nëpërmjet faturës së dritave dhe një herë nëpërmjet taksave që derdhim në buxhet.
KESH ka 400 milionë euro te Ministria e Financave për shkak të keqmenaxhimit. Për vlerën e kredive që ka marrë KESH, OSHEE, apo OST nga Banka Tregtare apo institucione financiare ndërkombëtare që japin me interes më të butë, çdo borxh që këto kompani marrin, listohet si pjesë e borxhit publik të shtetit.
Kjo tregon që këto kompani nuk kanë një aktivitet të mirë dhe të besueshëm që bankat ti japin kredi pa patur garanti buxhetin e shtetit.
Që në momentin që një bankë analizon bilancet e një kompanie me nivel të lartë arkëtimi, OSHEE ka 180% arkëtim dhe sërish nuk i jep dot kredi pa e garantuar nga buxheti i shtetit se vë në pikëpyetje aftësinë paguese.
Albcontrol nisi të krijonte një zinxhir borxhesh për shkak të bllokim të llogarive, për shkak të çështjes së arbitrazhit Bechetti kundër Shqipërisë, që fitoi 110 milionë euro në gjykatën e arbitrazhi.
Ka bllokuar përmes një urdhri të gjykatës belge llogaritë që Albcontrol mban pranë Eurocontrol. Shumica e të ardhurave që gjeneron Albcontroll, depozitohen në llogaritë jashtë Shqipërisë.
Ato llogari janë të bllokuara dhe për të mbijetuar Albcontrol ka marrë hua përmes Autoritetit Portual të Durrësit, Drejtorisë së Transportit Rrugor, duke u futur edhe vetë agjencitë buxhetore në një zinxhirë. Pse duhet shteti të hapë një kompani publike, kur në treg shërbimin e ofron privati, edhe me çmime më të lira dhe produkte të cilësishme, pse duhet të bëhet shteti zhvilluesi i pronave kur ndërtimi ka lulëzuar.
Pse duhet të themelohet Korporata e Investimeve, pse duhet të themelohet Tirana DC në pronësi të Bashkisë Tiranë, ka 30 të punësuar, për zhvillimin e pronave. Për vete qëndron me qira. As paga e tyre këta 30 punonjës nuk i kanë mbuluar dhe nuk ka gjeneruar asnjë të ardhura. Kemi kompani parazitare, flenë gjumë, një rast ishte një kompani e administrimit të tregjeve.
Nëse Bashkia Tiranë ka agjenci të menaxhimit të tregjeve ka dhe kompani të menaxhimit të tregjeve, e cila kishte drejtor të përgjithshëm, drejtorë financave, të burimeve njerëzore dhe dy specialistë që bënin punën dhe të ardhurat ishin minimale nuk justifikonin pagat, kishte dhe një bord që urdhëronin këta punonjësve.
Agjencia e Blerjeve të Përqendruara që u kthye në Operatorin e Blerjeve të Përqendruara, kryente 80% të procedurave të prokurimit publik në nivel kombëtar. Pse u kthye në kompani publike se nuk respektohej statusi i nëpunësit civil.
Është më i thjeshtë emërimi dhe shkarkimi i një punonjësi, nëse pranon të ketë ndërhyrje apo nuk pranon ndërhyrje në një procedurë prokurimi.
Po ashtu edhe pagesat që bëhen përmes kompanive publike me palë të treta nuk kalojnë përmes transaksioneve të thesarit, ku bëhet transparencë. Kompanitë publike mund të bëjë pagesa dhe askush nga publiku nuk e di.
Një pjese të mirë të kompanive publike, nuk iu dihet as numri i të punësuarve. Nëse je kompani publike, ke më shumë pavarësi në vendimmarrje.



